Dhunohet një vajzë në Ferizaj - Gazeta Express
string(29) "dhunohet-nje-vajze-ne-ferizaj"

Dhunohet një vajzë në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 8:39

Një vajzë nga Ferizaj ka raportuar se është dhunuar nga një burrë. E njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor, raporton Express.

Sipas Policisë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.

Lexo Edhe:

“Ferizaj 26.11.2020 – 21:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar  se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  është bastisur shtëpia e  të dyshuarit  ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Express