Dhunohet dhe grabitet një kambist në Durrës - Gazeta Express
string(43) "dhunohet-dhe-grabitet-nje-kambist-ne-durres"

Dhunohet dhe grabitet një kambist në Durrës

Gazeta Express

19/01/2020 18:10

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë dhunuar një kampist, duke i marrë dhe një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit, pranë “rrotës së kuqe”, ndërsa kambisti me inicialet N.M ka deklaruar se kishte në çantë 275 euro dhe 1.5 milion lekë të vjetra para këto që ai i përdorte për këmbim valutor.

Lexo Edhe:

Policia ka nisur hetimin e ngjarjes, ndërsa nuk ka ende informacione në lidhje me autorët e kësaj ngjarje.