Dhunimi i 14-vjeçares në Gjilan: Arrestohet një 38-vjeçar - Gazeta Express
string(56) "dhunimi-i-14-vjecares-ne-gjilan-arrestohet-nje-38-vjecar"

Gazeta Express

28/09/2020 17:23

Dhunimi i 14-vjeçares në Gjilan: Arrestohet një 38-vjeçar

Gazeta Express

28/09/2020 17:23

Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person i moshës 38 vjeçare për dhunimin e një të miture në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Arben Ismajli.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar edhe një person i moshës 38 vjeçar në rastin e dhunimit të të miturës në Gjilan. Është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është bërë kërkesa për paraburgim”, tha Ismajli për klanin.

Gjykata Themelore në Gjilan, për të njëjtin rast, sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 21 vjeçarin Sh. J.