Dhuna policore tek Teatri, Ministri i Brendshëm nuk njeh ligjin - Gazeta Express
string(62) "dhuna-policore-tek-teatri-ministri-i-brendshem-nuk-njeh-ligjin"

Gazeta Express

04/06/2020 16:58

Dhuna policore tek Teatri, Ministri i Brendshëm nuk njeh ligjin

Gazeta Express

04/06/2020 16:58

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar me deklaratat e tij në mbrojtje të policëve pa numra identifikimi në protestën e 17 majit, se në rastin më të mirë nuk e njeh ligjin e policisë dhe në rastin më të keq e ka shkelur atë me dashje dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Në seancën dëgjimore në Kuvend për policët pa numër identifikimi në protestën e për shembjen e teatrit më 17 maj, Lleshaj tha me arrogancë dhe prepotencë se:

Lexo Edhe:

“Nuk do të shihni punonjës policie që do të kenë numra identiteti sepse janë të identifikuar nga drejtuesit e tyre. Të gjitha barrën për dështimin e operacioni e ka drejtuesit i tyre dhe emrat e tyre i dini.

Në qoftë se doni përgjegjësi politike, keni emrin tim. 

Policia e Shtetit nuk njeh hierarki, nuk njeh askënd tjetër përveç ligjit”. 

Deklarata e tij është e paligjshme. Ajo bie ndesh me ligjin dhe rregulloren e policisë së shtetit.

Në ligjin për Policinë e Shtetit, në nenin 89, saktësohet se punonjësi i policisë duhet të “përdorë uniformën, shenjat dhe simbolet e policisë vetëm gjatë kryerjes së shërbimit dhe në përputhje me rregullat e vendosura”.

Ndërsa në Rregulloren e Policisë së Shtetit, në nenin 37, i ndalohet punonjsëve të policisë që të heqin ‘simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të Policisë, shenjat dalluese etj. nga uniformat që kanë në përdorim; dhe të modifikojnë pjesë të veshjes policore.’

Të gjithë punonjësit e policisë gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në 17 maj, nuk kanë pasur numër identifikimi në uniformat e tyre. Ndaj minsitri duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjit dhe rregullores së policisë.

Policët dhunuan qytetarë, gazetarë, arrestuan dhjetra prej tyre dhe hodhën gaz lotsjellës.

Asnjë prej protestuesve dhe gazetarëve të dhunuar nuk ka mundësinë të identifikojë policët që dhunonin në mënyrë të paligjshme.

Ministri Lleshaj e ka mohuar vazhdimisht se policia ka ushtruar dhunë në 17 maj, madje ka akuzuar protestuesit se kanë dhunuar policët./exit