Dhuna policore ndaj të miturit, Rama merr në mbrojtje kreun e policisë Ardi Veliu - Gazeta Express
string(80) "dhuna-policore-ndaj-te-miturit-rama-merr-ne-mbrojtje-kreun-e-policise-ardi-veliu"

Dhuna policore ndaj të miturit, Rama merr në mbrojtje kreun e policisë Ardi Veliu

Gazeta Express

02/06/2020 13:05

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrotje kreut të policisë së shtetit Ardi Veliu, i cili disa ditë më parë reagoi në një mënyrë papërshtatshme për dhunën që disa policë ushtruan mbi një të mitur, që sipas tyre kishte shkelur karantinën.

Kryepolici tregoi një video të së ëmës së djalit, duket thënë se fëmija i rrahur ishte djali i një gruaje që mbante pistoletë në dorë. Më tutje, justifikimi i dhunës me anë të videos rezultoi të ishte jo vetëm i papërshtatshëm por edhe një blof i kryepolicit, pasi pamjet e nënës së djalit të rrahur ishte pjesë e xhirimeve të një filmi.

Lexo Edhe:

Këtë të martë Rama është pyetur nga gazetarët pikërisht mbi mënyrën sesi Veliu justifikoi dhunën. Kryeministri e ka mbrojtur kryepolicin, duke thënë se ai ka gabuar me videon por në gjykimin e tij ai beson ndjesën e bërë nga Veliu dhe fjalët e ‘moralistëve’.

Edi Rama: Së pari më lejoni të sqaroj që sigurisht Drejtori i Policisë për të cilin kam konsideratë për profesionalizmin, rezultatet dhe integritetin, në këtë rast ka gabuar. Pa diskutim, e them pa asnjë pa asnjë rezervë. Po jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike sesa të gjithë moralistëve të mexhelisit të këtij vendi. E thënë ashtu siç e tha ai, duket keq, por gjërat duhen thënë nga fillimi në fund jo në mes të fjalisë. Unë e njoh atë, njoh edhe moralistët. Integritetin e Ardi Veliut se ka vënë askush në diskutim.