Dhuna në shembjen e Teatrit/ Lleshaj për policët pa numra në uniformë: Emrat s’do i merrni kurrë - Gazeta Express
string(93) "dhuna-ne-shembjen-e-teatrit-lleshaj-per-policet-pa-numra-ne-uniforme-emrat-sdo-i-merrni-kurre"

Gazeta Express

04/06/2020 11:38

Dhuna në shembjen e Teatrit/ Lleshaj për policët pa numra në uniformë: Emrat s’do i merrni kurrë

Gazeta Express

04/06/2020 11:38

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot në interpelancën e kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

Teksa vuri re se në seancë shumica e deputetëve që e kanë kërkuar interpelancën nuk ishin në seancë, Lleshaj tha “konstatoj me kënaqësi që jo të gjithë ata që e kanë kërkuar interpelancën urgjente nuk janë këtu për arsye që si kuptoj se një kërkesë urgjente duhet të sigurojë praninë e atyre që e kanë kërkuar shumica s’janë këtu”.

Lexo Edhe:

Po të detyrohesha mes qytetarëve e policisë do reshtohesha me qytetaret e jo policinë por që të ndodhë kjo do duhej që policia të vihej kundër tyre por për sa kohë nuk ndodh kjo unë jam me qytetaret e policinë përballë atyre që i kundërvihen ligjit”.

Duke shpjeguar ate qe ndodhi me 17 maj, ministri Lleshaj thumboi edhe artistët e opozitën:

Mirëkuptoj të gjithë ata që u shqetësuan nga zhvillimet e dt 17 maj 2020, zhvillime që i dhanë fund me zhurmë historiasë së pafat të teatrit kombëtar, dua të them që me keqardhje kam konstatuar se dhe historia e godinës së teatrit degradoi që në ditët e para të saj në një sherrnajë të rëndomtë politike që arriti të pamundësojë diskutime për thelbin e cështjes.

Policia nuk shkoi vetë me iniciativë më 17 maj në mjediset e teatrit por u thirr, për të përmbushur detyrimin ligjor, policia nuk shkoi si palë por autiritet ligjzbatues për të zbatuar një vendim të ligjshëm, të shqetësuar ata hipokritët e ata që janë shqetësuar sinqerisht duhet të dinë se policia në Shqiopëri nuk e ka luksin që ta bëjë vet ligjin, por ti zbatojë ato pa interpretime, policia u thirr nga policia bashkiake e IMT për të liruar një objekt që ishte pronë e bashkisë e kontrollohej nga një grup pa asnjë tagër, 27 muaj që kjo godinë e uzurpuar nga persona që skanë asnjë tagër ligjor.
Policia u thirr nga autoriteti pronar për shembjen e giodinës

Cfarë alternativash kishte policia në 17 maj? Vetëm dy, ose t’i përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje ose ta refuzonte atë. Sigurisht zgjodhi të parën.

Besoj fort që të gjitha thirrjet patetike e histerike drejtuar policise për të braktisur detyrën që përsëriten prej tre dekadash në këtë vend, duke i shkaktuar qytetarëve humbje të pallogarirtshme, që ende vazhdojnë të sjellin efekte, janë një ndër problemet e mëdha me të cilat duhet të merremi seriozisht.

Për të heq kapelet e lënë detyrën trergojnë sa larg jemi funksionimit të shtetit normal e drejtësisë.

Thirrjet e përpjeket e arritjes së qëllimeve personale apo politike shfaqje e nivelit foshnjor të shoqërisë.

Pse u përdor forca në 17 maj, apo dhuna? Policia u pengua me forcë për të ushtruar detyrën nga ata që mbanin të zaptuar teatrin e ata që tentuan me forcë të thyenin kordonin e sigurisë.

Pse punonjesit e policise kanë qenë pa numra?

Cfarë i interesojnë një deputeti emrat e përvecëm të punonjësit të policisë. Nuk do i merrni kurrë emrat e policëve se skeni tagër për të kërkuar e hetuar për punonëjsit, të vetmit që kanë tagër është prokuroria. 

Sa i përket cështjes së uniformës, policia në datën e operacionit ka qenë në dy operacione të ndryshme, ata janë identifikuar përmes drejtuesit të tyre barrën e përgjegjësisë për veprimet mosveprimet suksesin e dështimin në operacion të organizuar e ka drejtuesi i tyre, emrat e tyre i dini, keni emrin tim nëse doni përgjegjësi politike.

Ka pasur edhe nje incident me dy punonjes te medias, ata kanë ndërhyrë e kanë penguar me dorë fizikisht punonjëset femra gjatë kryerjes së detyrave kjo përbën vepër penale”, tha ministri Lleshaj.

Në përgjigje me repliken e deputetes Fatjona Dhimitri, Lleshaj tha:

Skam kohë të përgjigjem më, pyetjet të bëhen në fillim, por ju nuk kishit pyetje por dhatë përgjigje dhatë një version tuajin mbajeni dhe shijojeni, fjala juaj ishte instruktazh që e bëjmë me policët para shërbimit që u lexojmë rregulloren, u dhatë mundësi policëve dhe qytetarëve të njohën me disa paragrafe që nuk bëjmë dëm për të mësuar dhe ju falënderoj.

Ka pasur kriminelë që janë veshur me unifirmë, mbajini dyshimet, konsvervojini, por nëse keni fakte i paraqisni në prokurori atje cojini jo këtu, trokisni atje dhe do gjeni përgjigjen e duhur,.

Ju kishte shqetësuar fakti që në Lac ka pasur persona me uniformë policie, e mundur nëse ashtu si cdo kriminel me bluzë të bardhë mund të dyshohet me ju, apo cdo kriminel me kostum të errët mund të dyshohet me cdonjërin nga ne këtu. Arsyetime që më trishtojnë, kërkoni tu vëmë targë gjithë njerëzve, tu vëmë targë edhe qytetarëve, nuk është standard i përbotshëm, ai vlen kur polici është në detyrë individualisht, kur është në patrullë, por jo strandard i detyrueshëm.

Sa i përket Renea ka qenë aty se ka pasur nevojë për kontrollin e godinës se kishte dyshime se mund të ketë lëndë eksplozive, dhe ajo me njësinë antieksploziv ka bërë verifikimin e godinës.