Dhuna në Peqin, reagon FSHF: Të arrestohet urgjentisht agresori i gjyqtarit - Gazeta Express
string(73) "dhuna-ne-peqin-reagon-fshf-te-arrestohet-urgjentisht-agresori-i-gjyqtarit"

Dhuna në Peqin, reagon FSHF: Të arrestohet urgjentisht agresori i gjyqtarit

Gazeta Express

14/12/2019 19:36

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar duke dënuar me ashpërsi dhunën ndaj arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo, e luajtur sot në qytetin e Peqinit.

Në reagim, FSHF kërkon të merren urgjentisht masa për arrestimin e personit që dhunoi arbitrin, i cili shihet edhe në videon e publikuar nga Top Channel.

Lexo Edhe:

Reagimi i FSHF

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.

Dhuna në Peqin, reagon FSHF: Të arrestohet urgjentisht agresori i arbitrit