Dhjetëra “Intelektualë” nisen drejt Nyonit për ta përkrahur Dritën - Gazeta Express
string(64) "dhjetera-intelektuale-nisen-drejt-nyonit-per-ta-perkrahur-driten"

Dhjetëra “Intelektualë” nisen drejt Nyonit për ta përkrahur Dritën

Gazeta Express

08/08/2020 14:33

Kampionia e Kosovës, Drita, do ta fillojë sot aventurën e saj në Ligën e Kampionëve.

Klubi gjilanas do të përballet ndaj Inter Club d’Escaldesit në ndeshjen gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëe.

Lexo Edhe:

Sfida fillon në orën 18:00.

Në rast të kualifikimit në finale, ekipi i Ardian Nuhiut do të përballet me fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield.

Disa tifozë të grupit “Intelektualët”, që jetojnë në Zvicër, janë nisur drejt Nyonit për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19, por ndoshta “Intelektualët” do të jenë në afërsi të stadiumit.