Deti merr gjithçka para në Himarë


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 17:21

Koha e keqe, stuhitë dhe deti me dallgë ka marrë para gjithçka në Himarë.

Dëme të mëdha shkaktoi batica edhe në Drimadhë ku bizneset buzë detit janë shkatërruar. Atje u bllokua dhe një rrugë.

Banorët në Himarë e Drimadhë tregojnë se si u tërbua deti dhe se kurrë nuk kishin parë diçka të tillë në jetë

Eksperti i mjedisit në Vlorë thotë se ky fenomen ndodh për shkak të ngrohjes globale .

Sipas të dhënave niveli i baticës ishte 80 cm, për të dytën ditë me radhë pas një batice të martën prej 50 centimetrash.

Te fundit


Kthehu lart