Deti me dallgë, edhe sot pezullohet lundrimi në Vlorë


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 11:11

Lundrimi detar është pezulluar edhe ditën e sotme si pasojë e motit, pasi deti ka shumë dallgë. 

Prej dy ditëve trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka qëndruar në radë, ndërsa edhe anijet e peshkimit janë urdhëruar që të mos dalin në det.

Sipas IGJEUM moti sot do të jetë me reshje lokale dhe erë.

Te fundit


Kthehu lart