Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku është kryer një atentat ndaj një makine në lëvizje në aksin Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit.
Ndërkohë gazetarja e Abc Xhenslia Kodra bën me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS.
Sipas gazetares Kodra mjeti me të cilin lëvizte viktima është marrë me qira në Rinas te Hekuran Xhixha.
Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, derisa automjeti tip Land Rover është përplasur me bordurën.Viktima ishte duke udhëtuar vetëm në makinën tip fouristradë.