"Hajnat hynë me forcë në objekt", si u krye vjedhja e kasafortës në AUV? - Gazeta Express
string(53) "detaje-te-tjera-si-u-krye-vjedhja-e-kasafortes-ne-auv"

“Hajnat hynë me forcë në objekt”, si u krye vjedhja e kasafortës në AUV?

Gazeta Express

23/10/2020 10:48

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për vjedhjen e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Siç shkruhet në raport, në këtë ngjarje dyshohet se kanë qenë të përfshirë disa persona.

Lexo Edhe:

Policia thotë se ata kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

“Rr. “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 22.10.2020 – 03:00. Raportohet se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objekte, me  ç’rast kanë kryer vjedhjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.

Në AUV raportohet ndërkaq se është vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ka pasur dokumente dhe para.