Detaje të reja për vrasjen e Jak Prengës, fisi Hajri e solli në banesë dhe e torturoi - Gazeta Express
string(84) "detaje-te-reja-per-vrasjen-e-jak-prenges-fisi-hajri-e-solli-ne-banese-dhe-e-torturoi"

Gazeta Express

29/01/2020 21:11

Detaje të reja për vrasjen e Jak Prengës, fisi Hajri e solli në banesë dhe e torturoi

Gazeta Express

29/01/2020 21:11

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me autorët që morën peng dhe torturuan për vdekje Jani (Jak) Prengën. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Prenga fillimisht, pasi është rrëmbyer nga Kamza është dërguar në shtëpinë e dy vëllezërve Hajri, Emiljano dhe Altin, të cilët kanë në pronësi edhe kompleksin “Golden”.

Në atë banesë, Prenga është dhunuar, dhe më pas, të njëjtat persona e kanë dërguar pengun tek kompleksi “Golden”, ku 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e dhunimit. Të gjitha këto lëvizje janë pikasur nga kamerat e banesës së vëllezërve Hajri, një pjesë e të cilave janë pastruar për të zhdukur gjurmët. Në kamera është regjistruar edhe momenti kur e nxjerrin Prengën nga kompleksi. Aty janë filmuar disa persona që e fusin pengun në qese dhe një prej tyre mbante lopatë në dorë. Pasi e fusin trupin e Prengës në qese, ata e ngarkojnë atë në një furgon të bardhë dhe largohen. Ky furgon është sekuestruar dhe është marrë nën shqyrtim për ekzaminime të mëtejshme.

Lexo Edhe:

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resorit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

Bëhet fjalë për:

M.B., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE

G.D, kishte dalë garant i drogës, nga Dukagjini. 

G., ndërmjetësi mes grupit dhe familjes Hajri. Ai ka dërguar mesazhin për marrjen peng të babait të 5 fëmijëve. 

Gramoz Dritan Rexhepi , nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. I arrestuar në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, ndërsa më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri. Besohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës, për 283 kilogramë të humbura nga ky i fundit, ose i vëllai i tij, pistë kjo, që ende nuk është zbardhur plotësisht.