Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, autorët ishin me maska - Gazeta Express
string(70) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-shqiptarit-ne-itali-autoret-ishin-me-maska"

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, autorët ishin me maska

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 17:27

Lidhur me vrasjen e shqiptarit ndodhur dy ditë më parë në provincën e Pisa, Itali, ka ardhur një reagim nga Kryetari i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, Alberto Ferrini.

Në një postim në Facebook, Ferrini duke u treguar i rezervuar në dhënien e detajeve ka dhënë disa informacione se si ndodhi ngjarja, duke theksuar se policia është ende në vendngjarje për zbardhjen e plotë të krimit.

Lexo Edhe:

“Në orët e vona të 18 gushtit persona të maskuar kanë qëlluar me armë drejt një makine me targa gjermane. Më pas kriminelët janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë që në makinë ka mbetur i vdekur një person me origjinë shqiptare që nuk banonte në atë zonë, i shoqëruar nga një i njohur në bordin e makinës i cili supozohet se nuk është lënduar.

Me të plagosurin ende të ulur në makinë, ai ka udhëtuar përgjatë Via dei Lagoni, duke u ndalur më pas në restorant-birrarinë, që ndodhet rreth një kilometër nga vendi i të shtënave, duke kërkuar ndihmë.

Më pas i plagosuri ndërroi jetë. Policia (karabinierët dhe policia) janë ende të pranishme në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Autoritetet italiane ende nuk kanë bërë të ditur emrin e viktimës”, shkruan ai.

/Gazeta Express