Detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve në Krujë: Viktimat dhe autori sherre të shpeshta, në zonë njihej si person problematik - Gazeta Express
string(126) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-dy-vellezerve-ne-kruje-viktimat-dhe-autori-sherre-te-shpeshta-ne-zone-njihej-si-person-problematik"

Detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve në Krujë: Viktimat dhe autori sherre të shpeshta, në zonë njihej si person problematik

Gazeta Express

05/06/2020 9:17

 Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Gramëz të Krujës, ku u vranë me breshëri kallashnikovi, dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi. Mësohet se  fillimisht autori Roland Pula dhe viktimat u konfliktuan në një lokal të fshatit, ku u përplasën verbalisht. Pas sherrit në lokal, autori shkoi për të marrë armën kallashnikov dhe u bëri pritë dy vëllezërve pranë banesës së tyre. Pas një debati të shkurtër ai qëlloi me breshëri në drejtim të tyre dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se  një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu.

Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes djeshme në fshatin Gramëz të Krujës. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit.

Lexo Edhe: