Detaje të reja nga përdhunimi i 50 vjeçares shqiptare në Greqi: Nuk ka qenë vetëm bullgari, policia vihet në kërkim të autorëve të tjerë - Gazeta Express
string(134) "detaje-te-reja-nga-perdhunimi-i-50-vjecares-shqiptare-ne-greqi-nuk-ka-qene-vetem-bullgari-policia-vihet-ne-kerkim-te-autoreve-te-tjere"

Detaje të reja nga përdhunimi i 50 vjeçares shqiptare në Greqi: Nuk ka qenë vetëm bullgari, policia vihet në kërkim të autorëve të tjerë

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2021 22:31

Mediat greke kanë dhënë detaje të reja nga përdhunimi që iu bë, një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë të Greqisë.

Raportohet, se gruaja, me profesion sanitare, ishte duke pastruar një ndërtesë, kur një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërhoqi zvarrë në apartamentin e tij.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë. Gruaja shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat.

Ajo ishte e dhunuar keqas, me shenja të shumta dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Ky rast ka nxitur një revoltë të madhe në Greqi, ku aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë.

Policia sakaq, ka nisur një hetim për rastin, e ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin bullgar, ndërsa dyshohet se të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.