Detaje për rastet e mbrëmshme me koronavirus në Vushtrri - Gazeta Express
string(56) "detaje-per-rastet-e-mbremshme-me-koronavirus-ne-vushtrri"

Gazeta Express

27/05/2020 7:56

Detaje për rastet e mbrëmshme me koronavirus në Vushtrri

Gazeta Express

27/05/2020 7:56

Pas tetë rasteve të reja të konfirmuara mbrëmë në Vushtrri me koronavirus, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka konfirmuar se këto raste kanë qenë raste kontakti me të infektuarin që doli pozitiv në ditën e shtunë.

Tahiri tha se personi i cili doli pozitiv ditën e shtunë kishte frekuentuar tri ordinanca private, por ato nuk e kanë rekomanduar për testim për COVID-19, ani pse ka pasur shenja.

Lexo Edhe:

Nga ky person, sot janë infektuar 8 persona, në mesin e tyre janë tre punëtorë shëndetësorë.

Tahiri në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, po ashtu, tha se për dy javët e ardhshme shërbimet si Rentgen dhe marrja e infuzioneve do të jenë të mbyllura, në mënyrë që ta ruajnë personelin mjekësor.

Të gjitha rastet e kontaktit në Vushtrri janë në vetizolim, duke përfshirë edhe ata që kanë rezultuar negativ për Covid-19.

Deri tani kjo komunë ka shënuar gjithsej 55 raste me koronavirus, ku 31 prej tyre janë aktive.