Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima me dy mbiemra, i deportuar nga Franca - Gazeta Express
string(72) "detaje-nga-vrasja-ne-tirane-viktima-me-dy-mbiemra-i-deportuar-nga-franca"

Gazeta Express

20/01/2020 21:55

Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima me dy mbiemra, i deportuar nga Franca

Gazeta Express

20/01/2020 21:55

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, aty ku mbeti i vrarë 28- vjeçari Vilson Tafçiu (Noka).

Ai në 2008 ka qenë i dyshuar për trafikimin e një sasie të madhe kanabisi, ndërsa është depërtuar nga shteti i Francës.

Lexo Edhe:

Mbrëmjen e sotme Tafçiu ishte duke pire kafe në një lokal në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person.

Ai ka dalë jashtë dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Ngjara ka ndodhur rreth orës 20 e 45 minuta.

“Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, njoftoi policia.