Detaje nga aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona - Gazeta Express
string(52) "detaje-nga-aksidenti-ne-gjakove-ku-vdiqen-dy-persona"

Detaje nga aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 20:10

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Gazeta Express ka mësuar se viktimat janë të dy meshkuj, njëri 51-vjeçar ndërsa tjetri më i vjetër për nga pamja por nuk dihet saktësisht i ciles moshë.

Lexo Edhe:

Të njëjtit, siç ka mësuar Express nuk kanë ndonjë lidhje familjare sepse njër i ishte nga Shqipëria, tjetri nga një fshat i Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj./Express/