Deskoska: Vetëm dy herë jam takuar me Boki 13, ende nuk kemi arritur marrëveshje me VMRO-në


Gazeta Express
21 Gusht 2019 12:17

Ministrja e Drejtësisë, në një intervistë për “Gazetën e Pavarur”, mes tjerash ka folur për situatën aktuale dhe ka zbuluar fakte të vogla për publikun.

Sjellja e ligjit për Prokurori Publike do të jetë sfidë e eçantë përshkak se vota dhe mbështetje duhet të fitohen nga persona që janë të dyshuar apo të akuzuar për vepra penale apo nga parti politike kundër të cilëve udhëhiqen procedura gjyqësore.

“Pengesë në negociatat me opozitën aspak nuk është Katica Janeva, sepse mandati i saj skadon më 15 shtator. Me Bojan Jovanovskin jam takuar vetëm dy herë dhe atë në hapjen e 1TV dhe në 1 vjetorin e hapjes. Nëse arrijmë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për ligjin për prokurori apo nuk arrijmë të sigurojmë dy të tretat e votave në Kuvend, do të shqyrtojmë mundësi të tjera se si të vazhdohet lufta”, ka deklaruar mes tjerash Deskoska.

Ndryshe seanca për ligjin për Prokurori Publike në Kuvend është caktuar për më 27 gusht, atëherë kur deputetët kthehen nga pushimi kolegial, përcjell Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart