Dështon transferimi i Modricit në Milan - Gazeta Express
string(39) "deshton-transferimi-i-modricit-ne-milan"

Gazeta Express

02/06/2020 16:20

Dështon transferimi i Modricit në Milan

Gazeta Express

02/06/2020 16:20

Largimi i Zvonimir Bobanit nga “Rossoneri” i ka zbehur gjasat që mesfushori kroat të përfundojë në “San Siro”

Luka Modric mund të transferohej gjatë kësaj vere tek Milani.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron portali italian, “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Mesfushori kroat i kishte premtuar ish-drejtorit të Milanit, Zvonimir Boban se do t’i bashkohej atij në “San Siro” në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, Boban u shkarkua nga posti i tij në muajin mars dhe kjo bëri që fituesi i Topit të Artë ta ndërrojë mendjen.

Tash, ish-futbollisti i Tottenhamit pritet të qëndrojë në Real Madrid dhe ta respektojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.

34 vjeçari ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/