Dështon seanca fillestare për rastin “Ivanoviq” - Gazeta Express
string(45) "deshton-seanca-fillestare-per-rastin-ivanoviq"

Dështon seanca fillestare për rastin “Ivanoviq”

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 22:56

Për t’i evituar shkeljet procedurale, gjykatësi Valon Kurtaj u detyrua ta përmbyll seancën ende pa filluar gjykimi.

Për një krim që ndodhi në Veriun e Mitrovicës do të gjykohen në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Këta janë 6 serbët që po akuzohen për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar të vitit 2018.

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, e Rade Basara nën pranga, ndërsa Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq të lirë u paraqitën në seancën fillestare në Gjykatën Themelore këtë të premte.

Ndonëse u shprehen se nuk e kanë aktakuzën e përpiluar një muaj më parë nga Prokuroria Speciale, të gjithë këta u pajtuan për fillimin e gjykimit ndaj tyre.

Megjithatë seanca nuk vazhdoi, por jo për këtë arsye.

Kjo për shkak të një shkelje të pretenduar procedurale, për shkak se avokati i Spasojeviq, Faruk Korenica ishte më parë mbrojtës edhe i Rade Basarës.

Këtë çështje e ngriti avokati aktual i këtij të fundit, Tomë Gashi.

Për t’i evituar shkeljet procedurale, gjykatësi Valon Kurtaj u detyrua ta përmbyll seancën ende pa filluar gjykimi, deri sa i dha kohë prokurorit Burim Qerkini ta sqaroi këtë deri të hënë.

Ndërkohë, gjykimi për të akuzuarit serb do të filloi me 11 dhjetor në orën 13:00.

Pas përfundimit të kësaj seance, para mediave doli avokati mbrojtës i Marko Roshiq, Mahmut Halimi.

Ky pati kritika të ashpra ndaj Gjykatës e Prokurorisë.

Edhe Gashi që ngriti çështjen e shkeljeve procedurale, u ankua se klientit të tij që ndodhet në paraburgim po i shkelen të drejtat.

Shtyrjen e shpeshtë të këtyre seancave, po e sheh si dëmtim të imazhit të Kosovës edhe Avokati mbrojtës i sekretares së Partisë Politike SDP, Silvana Arsoviq, Musa Damati.

Ndryshe, fillimisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 dhjetor 2019 kishte ngritur aktakuzë kundër 6 të akuzuarve.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjet e aktakuzave dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Ndërsa me 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale dorëzoj një aktakuzë të re.