“Dështimi në Qershor, një dëshpërim i madh” – Takimi Kovaçevski-Petkov, pa epilog - Gazeta Express
string(75) "deshtimi-ne-qershor-nje-deshperim-i-madh-takimi-kovacevski-petkov-pa-epilog"

Ballina

Gazeta Express

24/05/2022 16:54

“Dështimi në Qershor, një dëshpërim i madh” – Takimi Kovaçevski-Petkov, pa epilog

Ballina

Gazeta Express

24/05/2022 16:54

Qeveria jep shpresa të rreme për datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, vlerëson opozita, shkruan Alsat.

Sipas tyre, një dështim tjetër i mundshëm në qershor do të jetë një dëshpërim tjetër i madh. VMRO-DPMNE-ja thotë se gënjeshtrave mund t’u jepet fund me zgjedhje të parakohshme.

Lexo Edhe:

“Dëshpërimi më i madh nga kjo qeveri është që i gënjen qytetarët dhe u jep shpresa të rreme. Të paktën pesë herë i ka gënjyer se shkon ta marrë datën për negociata dhe përsëri asgjë. Vetëm i gënjejnë qytetarët. Kjo qeveri vetëm vjedh popullin dhe ata, pavarësisht a është Zaevi ose kopja e tij e zbehtë Kovaçevski janë vetëm histori e lexuar, e cila do të vuloset në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.