Dështimi kolosal i tankut që u mendua që do ta ndryshojë historinë - Gazeta Express
string(66) "deshtimi-kolosal-i-tankut-qe-u-mendua-qe-do-ta-ndryshoje-historine"

AutoTech

Gazeta Express

18/10/2022 21:57

Dështimi kolosal i tankut që u mendua që do ta ndryshojë historinë

AutoTech

Gazeta Express

18/10/2022 21:57

Me emrin e luftëtarit të mitologjisë, Ajax, projekti për tankun që duhet të ishte më moderni i ushtrisë britanike, u mbështet fort nga të gjithë.

Për prodhimin e tij, u ndanë nga buxheti 5,5 miliardë paund, nga të cilat deri tani janë shpenzuar 3,2. Por edhe pse ishte premtuar se do të ndërtoheshin 589 të tillë, kompania prodhuese ka dorëzuar vetëm 26 tanke, nga të cilët asnjë i vetëm nuk ka arritur të zbresë në “fushën e betejës” pasi nuk ka kaluar testimet.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye, mediat britanike, BBC, The Telegraph dhe Daily Mail, kanë raportuar se projekti mund të përfundojë shumë shpejt në kosh, duke ngritur dyshime mbi shpenzimin e një shume kaq të madhe, sidomos në kohë krize.

Lajmi vjen në një kohë kur ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, paralajmëroi se do të merren vendime të vështira mbi taksat dhe shpenzimet, pas kaosit të shkaktuar nga vendimet e pararendësit të tij, Kwasi Kwarteng.

Për projektin e ndërtimit të tankut modern u punësuan drejtpërdrejt 800 persona, por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë 4000 vende pune që ndikohen prej tij. Zyra Kombëtare e Auditit paralajmëroi se pengesat e shfaqura deri tani mund të rezultojnë të pakapërcyeshme.

I ndërtuar nga kompania General Dynamics, tanku Ajax duhet të ishte fjala e fundit e teknologjisë sa i përket mjeteve të rënda luftarake.

Por sipas një raporti, deri në dhjetor 2021, më shumë se 300 persona, pjesë të personelit ushtarak, mund të jenë lënduar gjatë testimeve të tij. Tanku duhet të ishte gati brenda vitit 2017, por tashmë që projekti është shtyrë dy herë, në fund të këtij viti mund të merret vendimi përfundimtar për ta mbyllur atë.