Dështimi i “zgjedhores”, SHBA: Mos insistoni në opsione të pazbatueshme e kushte të reja - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2020 10:35

Dështimi i “zgjedhores”, SHBA: Mos insistoni në opsione të pazbatueshme e kushte të reja

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2020 10:35

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar për herë të parë në lidhje me dështimin e reformës zgjedhore mbrëmjen e djeshme, pavarësisht dhe ndërhyrjes së faktorit amerikan për të afruar palët në një produkt të përbashkët të reformës.

Përmes një statusi në rrjetin social, Ambasadorja Yuri Kim ka folur për insistim në opsione të ‘pazbatueshme’, si dhe në ‘kushte të reja’, veprime këto që janë kryer nga palët gjatë arritjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore. Kim nuk vendos emra se kush ka propozuar opsione të pazbatueshme apo kush ka nxjerrë kushte të reja në tavolinë, por shprehet qartë se tashmë koha ka ardhur që palët ta përmbyllin reformën zgjedhore.

“Të gjitha palët kanë treguar ‘lëvizje’ dhe janë ekstremisht afër. Ju vendosë një objektiv, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha të ndaloni në insistimin tek opsione jo të zbatueshme apo edhe kushte të reja. Është koha që të mbani fjalën ndaj shqiptarëve. Koha për të dhënë rezultat”-shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se ditën e djeshme pas rreth 4 orësh negociata mes tyre dhe me ndërhyrjen e SHBA-ve, palët nuk arritën në një akord për reformën zgjedhore. Opozita sulmoi maxhorancën duke thënë përmes Oerd Bylykbashit e Petrit Vasilit, se qeveria nuk hoqi dorë nga pozitat e saj për depolitizimin e zgjedhjeve dhe kapjen e institucioneve kryesore zgjedhore, asnjëanësia e të cilave do të ishte një tjetër kush për zgjedhje të lira.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i maxhorancës Gjiknuri, u shpreh se palët ishin afër arritjes së një akordi, derisa opozita nxorri të tjera kushte në tavolinë dhe marrëveshja nuk u arrit. Më tutje, Gjiknuri vuri në dukje se maxhoranca e ka pranuar propozimin e minorancës për identifikim biometrik të votuesve në të gjithë territorin./Express