Dështimi i negociatave, Rama: Kujtojnë se me ligjin e reformës do të fitohen zgjedhjet - Gazeta Express
string(84) "deshtimi-i-negociatave-rama-kujtojne-se-me-ligjin-e-reformes-do-te-fitohen-zgjedhjet"

Gazeta Express

02/06/2020 13:14

Dështimi i negociatave, Rama: Kujtojnë se me ligjin e reformës do të fitohen zgjedhjet

Gazeta Express

02/06/2020 13:14

Kreu i qeverisë Rama ka folur në lidhje me dështimin e arritjes së një marrëveshje mes palëve për reformën zgjedhore, duke argumentuar se ka palë që kujtojnë se zgjedhjet fitohen përmes ligjit të reformës (zgjedhore) apo me ndryshimin e sistemit. Rama u shpreh i hapur për diskutimet që pritet të nisin këtë të martë sërish në këshillin politik, por tha se ndihej i keqardhur që ndërkombëtarët janë ata që duhet të gjejnë konsensusin.

“Në një proces, të gjitha palët kërkojnë gjithçka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por nuk është e vërtetë, fitohen me votën e popullit. [Mendojnë se] ky apo ai sistem, bën mrekullira.

Lexo Edhe:

Por më vjen keq që në 2020 duhet të kenë ende ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër seli partish për të bërë marrëveshje. Apo një diskutim mbi rregullat e lojës. Duhet ta kishim bërë prej kohësh vetë këtë. Por meqenëse palët e tjera që kanë nevojë për këtë apo për garanci. Bëmë gjënë e duhur për të lehtësuar komunikimin”, tha Rama.