Dëshmitarja Resmije Azemi më 3 mars do të dëshmojë për rastin “Titanik 3” - Gazeta Express
string(71) "deshmitarja-resmije-azemi-me-3-mars-do-te-deshmoje-per-rastin-titanik-3"

Dëshmitarja Resmije Azemi më 3 mars do të dëshmojë për rastin “Titanik 3”

Gazeta Express

19/02/2020 19:23

Gjykata Penale në Shkup i ka harmonizuar terminet me Gjykatën në Gjermani, përmes së cilit duhet të realizohet video-lidhja me dëshmitaren Resmije Azemi, për lëndën gjyqësore “Titanik 3”.

Avokati Mefail Arsllani, përfaqësues juridik i Ejup Alimit, për mediat, deklaroi se në seancën e sotme gjyqësore janë caktuar seancat gjyqësore për më 3, 16 dhe 18 mars në të cilat duhet të dëshmojë dëshmitarja Azemi.

Lexo Edhe:

Lënda gjyqësore për rastin “Titanik”, një kohë të gjatë udhëhiqet para Gjykatës Penale në Shkup. Deri më tani kjo procedurë gjyqësore dy herë filloi nga fillimi. Aktakuzën për këtë rast e ngriti PSP-ja, ndërsa bëhet fjalë për parregullsi zgjedhore të bëra në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit, të mbajtura në vitin 2013.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Maria Kletniçka, përderisa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

A.SH.