Dëshmitarja jep versionin e saj për përfshirjen e gruas së Kryeministrit në rrahje - Gazeta Express
string(82) "deshmitarja-jep-versionin-e-saj-per-perfshirjen-e-gruas-se-kryeministrit-ne-rrahje"

Gazeta Express

05/01/2020 14:23

Dëshmitarja jep versionin e saj për përfshirjen e gruas së Kryeministrit në rrahje

Gazeta Express

05/01/2020 14:23

Dëshmitarja Besa Domi ka dhënë versionin e saj lidhur me rrahjen e mbrëmshme në një lokal nate në Prishtinë ku pretendohet se gruaja e Kryeministrit rrahu një qytetare.

Ka thënë se Anita Haradinaj fillimisht e kishte sharë Majlinda Hazirajn e pastaj e ka shty.

Lexo Edhe:

“Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty”, ka komentuar Domi në denoncimin e Majlinda Hazirit të postuar në FB.

“Anita qasaj shoqes qe ti po i referohesh, kom qene une, e mos u shit shume e randsishme se pike se pari nuk je, e s’dyti mu me njeh shume mire. Une te kom pa me syte e mi gjestin qe e ki bo. Pa fije marre! Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty. Une nuk dashta me qu ferka se nuk kom qef ne “shpija” te huja me bo probleme. E ti si nje 40 vjecare, e gruja e kryeministrit ne ikje ishe dashte pak me qene ma e vemendshme e jo me hup veten e me terrorizu njerz perreth. Nese don me u knaqe vec vet, thirre Florin ne Gllogjan, e bindun jom qe vjen me te knu vec ty”, ka shtuar ajo.

Express ka shkruar sot se Majlinda Haziraj po pretendon se gruaja e Kryeministrit Ramush Haradinaj e ka rrahur në një lokal. Ka publikuar edhe foto me të cilat pretendon se e dëshmon lëndimet që ka pësuar.

Rastin nuk e ka lajmëruar fare në Polici por vetëm në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Anita Haradinaj ka thënë për Gazetën Express se nuk ka pasur kurrfarë kontakti fizik me prishtinasen. Thotë se e ka parë teksa është rrëzuar në një tavolinë me njerëz të tjerë në një lokal në Prishtinë.

“Nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me atë vajzë. Isha në tavolinë me shoqe. Ajo është ulur lartë në një kolltuk. E thirri një shoqe të saj. E kam pa që është rrëzaur. Nuk e njoh atë vajzë dhe nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me te”, ka thënë Anita Haradinaj, për Express, të dielën.

Majlinda Haziraj ka konfirmuar për Express se rastin nuk e ka lajmëruar në Polici.

Ndërsa, në FB, ajo ka treguar se me gruan e Kryeministrit ishte takuar kur kishte vendosur të pushonte pasi e kishin vrarë këpucat.

“Kesh ne Clab n’Zone Clab edhe qysh kesh tu u knaq u pshteta veq pak me pushuu se m’vrajshiin shtikllat(takat), qaty ke edhe gruja e kryeministrit te Kosoves Anita gruja e Ramushit , edhe i kerkova falje i thash veq 5 min se pom vrajn shtikllat(takat) e po pushoj ,edhe skom dit sen o jaran veq kur ma ka dha 1 vervisht ajo “AJO” gruja e Kryeministrit edhe m’gjujti n’tok e n’zuz t’böths jo po n’kokerr t’shpines, nejse me ndihmen e do miqve u qova apet . Veq po du me than “mire qe po na man toka hala “??‍♀️”, ka treguar Haziraj, versionin e saj.

“Anitë mos u qudit se une nuk rrej as nuk m’vjen marre qe mke rrxu , marre duhet met ardh ty”, ka shtuar ajo.

Komenti i Anita Haradinajt në statusin e Majlindës e cila pretendon se u sulmua nga gruaja e kryeministrit
Plemikat në mes të Anitës e Majlindës