Një qytetar ka qenë dëshmitar okular i arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Qytetari ka treguar ato që ka parë, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Dëshmitari ka treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
“Dje herët në mëngjes rreth orës 8:30 te shtëpia e zotit Mustafa ka ardhur një konvoj i EULEX-it, të cilët për rreth 15 minuta e kanë marrë Salihun dhe kanë shkuar”, tregon qytetari, përcjell Telegrafi.
Dëshmitari thotë se pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e Salih Mustafës shkuan të armatosur rëndë.
“Policët kanë qenë të maskuar të pajisur me armatim të rëndë… Kanë përdorur disa xhipa të rëndë që zakonisht EULEX nuk i përdor shpesh dhe nuk del me ta në qytet”, tregon më tej dëshmitari.