Dëshmija e Armend Zemajt: Unë vetë i pash trupat e ushtarëve të Tahir Zemajt sesi ishin masakruar fatkeqësisht nga shqiptarët


Gazeta Express
16 Korrik 2019 0:06

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  njëherit edhe nipi i Kolonelit Tahir Zemaj, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7 për të folur për jetën e axhës së tij.

Ai ka treguar se pse axha i tij ishte njeri i urrejtur nga persona të caktuar.

Zemaj ka treguar edhe historinë e brigadës Mërgimi të cilën e kishte formuar, Tahir Zemaj.

“ Historia e brigjatës Mërgimi e ka historinë vetë. Siç edhe tregova kjo brigadë është penguar që të hyjë në Kosovë. Këto njësi janë penguar në Tropojë dhe në Prizren. Ka ndodhur edhe te ketë ndërhyrje edhe në Gjakovë”.

Ai ka treguar se si i ka parë  trupat e ushtrave te Tahir Zemajt sesi ishin masakruar fatkeqësisht nga shqiptarët

“ Me dislokimin në Pjesë kjo brigadë është urdhëruar që të shkojë në Ratishë. Me arritjen atje ushtaret janë malltretuar dhe rrahur në mënyra të ndryshme. Kurse katër ushtarë janë vrarë dhe masakruar. Unë këto pamje i kam parë dhe ato kanë qenë tmerrues”, ka thënë Zemaj.

Te fundit


Kthehu lart