Dëshmia e Muhamet Hamitit, a folën Rugova e Qosja gjatë kthimit nga Franca


Gazeta Express
28 Mars 2019 0:11

Zëdhënësi i dikurshëm i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, i ftuar në DPT te Fidani ka folur për raportet Rugova – Rexhep Qosja gjatë periudhës kur është mbajtur konferenca e Rambujesë.

Ai ka thënë së gjatë kthimit nga Parisi ka qenë i ulur në një karrige i rrethuar nga Qosja e Rugova.

Sipas tij, të dy ata kanë folur mes vete por jo edhe aq për atë që ka ndodhur në Francë.

” Rugova ka pasur komunikim me të gjithë kanë biseduar edhe me Qosjen”.

Po ashtu  Hamiti ka dhënë një version të ri të zhvillimeve para arritjes së marrëveshjes mes Rugovës dhe diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq, për arsimin në Kosovë, në vitin 1996.

“Bisedat zgjatën shumë vite dhe në fund të tij doli kjo marrëveshje, të cilën Rugova e ka nënshkruar me jo shumë entuziazëm”, është shprehur Hamiti.

Sipas Hamitit, kjo “ka qenë praktikisht një iniciativë e bashkësisë ndërkombëtarë, të cilën e kanë shtyrë shumë amerikanët”.

“Ndërmjetës për arritjen e kësaj marrëveshje ka qenë organizata Sant’Egidio e Romës, e Vatikanit më saktë, ndërsa pas këtij procesi kanë qenë amerikanët”, ka theksuar ai.

Te fundit


Kthehu lart