“Dëshiroj ta shoh Messin duke qarë” - Gazeta Express
string(33) "deshiroj-ta-shoh-messin-duke-qare"

“Dëshiroj ta shoh Messin duke qarë”

Botërori 2022

Gazeta Express

09/12/2022 14:19

Ish futbollisti i Brazilit dëshiron që ta shohë “Lionel Messi duke qarë” pasi që ai sheh se ky do të jetë edhe një Botëror i radhës për ikonën e Argjentinës që do të përfundojë në lot

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar çdo trofe të mundshëm me klube dhe vendin e tij, përjashtim këtu bën vetëm Botërori – me një finale të humbur me Gjermaninë më 2014 ku ata ishin më së afërmi për ta fituar, derisa kjo medalje i mungon Messit në vitrinën e tij. Messi është kthyer në gjueti për ta fituar këtë titull në Katari 2022, por argjentinasi duhet që ë kalojë fillimisht Holandën dhe mandej Brazilin nëse ata fitojnë kundër Kroacisë për të arritur finalen.

“Dëshiroj që në gjysmëfinale të jenë Brazili-Argjentina. Dua shumë zhurmë, brohorima që shkaktojnë tërmet dhe Neymar të jetë deciziv në vajin e Messit”, ka thënë Fred, i cili ka pasur 39 paraqitje për skuadrën e Brazilit dhe ishte pjesë e Botërorit 2006 dhe 2014 për ESPN.

Messi buzëqeshi për herë të fundit me Argjentinën kur ata u përballën në finalen e Copa Amerika në verën e vitit 2021, me Albiceleste që fituan 1-0 për t’ia siguruar kapitenit të tyre titullin e parë me Kombëtare.

Dy kombëtaret nga Amerika e Jugut do të luajnë sot (e premte_ në çerekfinale të Botërorit, me Selecaon që do të luajë kundër Kroacisë të premten para se Argjentina të matet me Holandën në mbrëmje. /GazetaExprses/