Derkoski: Gjithçka është gati


Gazeta Express
18 Prill 2019 12:07

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski dhe anëtarë të KSHZ-së sot në mëngjes e ndoqën procesin e ndërmarrjes dhe distribuimit të materialit votues që e përpunoi shtypshkronja e Manastirit “Kiro Dandaro”.

Komisioni shtetëror zgjedhor e ndërmori materialin e besueshëm, fletëvotimet dhe material tjetër i nevojshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.

“Gjithçka është gati. Anëtarët e KSHZ-së e ngritën materialin dhe u nisën drejt destinacioneve të veta për ta dorëzuar atë materia në KKZ. Gjithçka  zhvillohet në mënyrë të përkryer dhe konsideroj se të dielën nuk do të ketë kurfarë probleme në kuptim të cilësisë së materialit zgjedhor”, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Derkoski.

Në konferencën për shtyp në Manastir, njeriu i parë i KSHZ-së i demantoi lajmet e rrejshme për pamjen e fletëvotimit, të publikuara nga mediumet sociale.

Te fundit


Kthehu lart