Derisa shumica e futbollistëve kanë nisur pushimet luksoze, Salah vjen me një gjest të veçantë


Gazeta Express
10 Qershor 2019 18:16

Derisa yjet e futbollit po shijojnë pushimet nëpër vende ekzotike, ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, pushimin e tij e ka shfrytëzuar për ta vizituar vendlindjen e tij.

Ai nëpër rrugë si një njeri i thjeshtë përshëndetej me shumë njerëz, dhuronte të holla për fshatarët në nevojë, fëmijëve të fshatit u pagoi harxhimet shkollore, kurse me shumë njerëz pinte kafe dhe gjithashtu vizitoi disa familje, duke qenë mysafir i tyre.

Salah e mbylli sezonin 2018/10 me triumfin në Ligën e Kampionëve, trofe që ëndërron ta fitojë çdo futbollist.

Salah në edicionin që lamë pas, në të gjitha garat me Liverpoolin – shënoi 27 gola në 52 paraqitje.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart