Deri tani vetëm një mësimdhënës i infektuar me COVID-19 në Malishevë - Gazeta Express
string(68) "deri-tani-vetem-nje-mesimdhenes-i-infektuar-me-covid-19-ne-malisheve"

Gazeta Express

29/09/2020 17:30

Deri tani vetëm një mësimdhënës i infektuar me COVID-19 në Malishevë

Gazeta Express

29/09/2020 17:30

Task Forca komunale për arsim në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e rregullt, ku është shqyrtuar situata në arsim në këtë komunë, sa i përket situatës me pandeminë covid-19.

Në Komunën e Malishevës deri tani është konfirmuar vetëm një mësimdhënës i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo u bë e ditur nga një postim i komunës në Facebook, ku thuhet se janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se janë tetë raste aktive dhe të gjithë janë në fazën e fundit të shërimit. /Express/