Dërguti për Kurtin: Ai është veç deputet, në ShBA i ka taku homologët e tij - Gazeta Express
string(73) "derguti-per-kurtin-ai-eshte-vec-deputet-ne-shba-i-ka-taku-homologet-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 6:49

Dërguti për Kurtin: Ai është veç deputet, në ShBA i ka taku homologët e tij

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 6:49

Opinionistja Aida Dërguti ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo nuk ka sjellë rezultatet që priteshin.

E ftuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Dërguti tha se Kurti po takohet vetëm me homologët e tij, pasi zyrtarisht është deputet.

“Zyrtarisht, ai është vetëm deputet, dhe ka takuar homologët e tij. Përtej kësaj, Shtetet e Bashkuara po e njohin si qeverisje në detyrë, ose siç po i thonë, kryeministër i përkohshëm. Kjo vizitë është më shumë elektorale dhe, siç duket, ka rezultuar e dështuar në raport me pritjet e tij”, u shpreh Dërguti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement