Derbi në Pejë, Bora i bën konak Trepçës në Mitrovicë - Gazeta Express
string(51) "derbi-ne-peje-bora-i-ben-konak-trepces-ne-mitrovice"

Sport

Gazeta Express

26/10/2024 8:27

Derbi në Pejë, Bora i bën konak Trepçës në Mitrovicë

Sport

Gazeta Express

26/10/2024 8:27

Skuadra debutuese në Superligë, KB Bora, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se ndeshjen si vendase që i takon xhiros së shtatë të Superligës e që duhet të luhet sot prej orës 17:00 ndaj Trepçës, do ta zhvillojë në cilësi të nikoqirit në “Minatori”.

Sot dhe nesër janë paraparë të luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së shtatë, që përkojnë me përfundimin e ciklit të parë të ndeshjeve aty, ndërsa KB Bora, që ditë më parë njoftoi edhe për ndarjen me trajnerin Arben Krasniqi, as që ka emëruar trajner të ri në ekip.

Lexo Edhe:

“Java e fundit e ProCredit Superliges. Bora – Trepca; Për shkak të bllokimit të palestrës sonë, me marrëveshje të përbashkët ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë.” —  kaq ishte njoftimi i KB Borës në llogarinë zyrtare të ekipit në Facebook. 

Përndryshe Bora ka bilanc 1-5 dhe është e fundit në renditje tabelare, ndërsa Trepça është ka bilanc 4-2 dhe është e dyta në renditje tabelare, është edhe kampione aktuale e Kosovës.

Në rast të mosemërimit të trajnerit të ri te ekipi prishtinas, atëherë detyrën kryesore të timonierit do ta bart ndihmësi i deritashëm i Kransiqit, Lorik Kllokoqi, i cili edhe pritet të jetë në krye të shtabit teknik sot, qoftë edhe përkohësisht.

Mirëpo, ndeshja më interesante, ndoshta edhe e xhiros zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.

Peja i bën konak Bashkimit, që deri më tani ka bilanc perfekt në elitë, duke arritur gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Pejanët s’e kanë nisur mirë këtë edicion, duke pësuar katër humbje në gjashtë xhirot e para, teksa pati edhe ndryshime në shtabin teknik.

Rami Hadar u larguar nga klubi verdhezi, për t’i lëshuar vend irlandezit Daniel Nelson.

Kjo ndeshje nis nga ora 19:00./GazetaExpress/