“Derbi Inter – Milan si asnjë tjetër”


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:01

Zvonimir Boban thotë se derbi “Della Madonnina” është më i veçantë se çdo derbi tjetër në botë, në prag të derbit të radhës mes Milanit dhe Interit këtë të shtune.

San Siro do të jetë nikoqir i derbit të parë të Milanos të këtij sezoni të shtunën dhe legjenda e Milanit i ka këshilluar kuqezinjtë të luajnë të relaksuar ndaj rivalit të qytetit, transmeton Gazeta Express.

“Kur e shpjegon futbollin, shpesh thuhet se nuk ka fjalë që i përshkruajnë disa momente të caktuar dhe ky derbi është ndër to”, tha Boban për Milan TV.

“Nëse nuk ke luajtur në këtë derbi, atëherë nuk e kupton vërtet dhe nëse ke luajtur në të, mund ta përshkruash forcën, pasionin dhe presionin që ofron kjo ndeshje”, shtoi ai.

“Në ndeshjet tjera gjithmonë kërkon motivim shtesë, por në këtë ndeshje është e kundërta: duhet të relaksohesh sepse ndryshe rrezikon të të kaplojnë emocionet. Ky derbi është i veçantë”, theksoi ai./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart