Derbi i zbehtë në San Siro, përfundon pa fitues - Gazeta Express
string(46) "derbi-i-zbehte-ne-san-siro-perfundon-pa-fitues"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 22:49

Derbi i zbehtë në San Siro, përfundon pa fitues

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 22:49

AC Milan – Juventus kanë përfunduar derbin e kësaj jave në Itali me rezultatin më të padëshirueshëm për tifozët 0-0. Gjatë krejt ndeshjes rastin më të mirë për të shënuar e pat Leao në minutën e 20

AC Milan-Juventus! Një derbi pa sharmë dhe më shumë pak shikues në tribuna, ndoshta edhe për shkak të masave anti Covid që ekzistojnë për momentin në Itali.

Lexo Edhe:

Derisa në këtë ndeshje të dyja skuadrat kishin dalë për të fituar, gjërat nuk shkuan edhe ashtu siç kishin pritur ata.

Milanit i duhej fitoreja, në mënyrë që të vazhdonte presionin ndaj Interit në vendin e parë, skuadër kjo që ka filluar të shkëputet javë pas jave në vendin e parë.

Njëjtë edhe për Juventusin, të cilëve ju duhet që të punojnë për të përfunduar në top 4.

Rasti i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 20-të të ndeshjes kur, Rafael Leao. Ai pati një mundësi nga afër 12 metra por goditi ulët por portieri Wojciech Szczesny bëri një super pritje për t’ia refuzuar atij golin.

Pas kësaj mundësie, për Milanin do të vështirësoheshin edhe më shumë punët pasi do të lëndohej Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi veteran u largua nga loja në minutën e 28-të për t’i lëshuar vend një sulmuesi tjetër veteran, Olivier Giroud.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë ne Milanin që ishte më e mirë në fushë por që nuk arriti që të rrezikojë seriozisht portën e Juventusit dhe ta fitojë këtë ndeshje.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin më të padëshiruar për të dyja skuadrës.

Milan do të mbetet në vendin e tretë me pikë të njëjtë sa Napoli që është në vendin e dytë, derisa në vendin e njëjtë do të mbetet edhe Juventus, pra të pestin.

AC Milan kështu do ta zvogëlojë presionin në Interin që është duke prirë në vendin e parë me katër pikë më shumë për ta fituar Skudetton kurse Juventus mbetet në vendin e pestë dhe në luftë për top – katër me Atalantan që ka një pikë më shumë se bardhezinjtë dhe është në vendin e katër. /GazetaExpress/