Derbi i takon Tiranës - Gazeta Express
string(21) "derbi-i-takon-tiranes"

Derbi i takon Tiranës

Gazeta Express

13/12/2019 21:09

Tirana ka fituar derbin duke e mposhtur 2-1 Partizanin në “Air Albania”

Ka përfunduar 1-2 derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, që u zhvillua nën një atmosferë fantastike në stadiumin “Air Albania”, ku ishin mbi 19 mijë tifozë të pranishëm.

Lexo Edhe:

Ishte Batha që shënoi i pari duke kaluar në avantazh Tiranën që në minutën e 7’ të takimit, ndërsa Partizani rigjeti barazimin vetëm 4 minuta më vonë me anë të sulmuesit Jurgen Bardhi.

Pjesa në vijim ishte mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, por topi nuk përfundoi më në rrjetë dhe përfundoi 1-1.

Kurse, në pjesën e dytë, rastet gjithashtu nuk munguan, por në fund triumfoi Tirana.

Golin për 1-2 dhe të fitores e shënoi Cobbinah në minutat shtesë të takimit, për t’ia dhuruar fitoren Tiranës në derbin e kryeqytetit. /Gazeta Express/