Derbi drenicas përfundon barazim, Trepça ’89 e mund Llapin - Gazeta Express
string(56) "derbi-drenicas-perfundon-barazim-trepca-89-e-mund-llapin"

Gazeta Express

26/09/2020 17:59

Derbi drenicas përfundon barazim, Trepça ’89 e mund Llapin

Gazeta Express

26/09/2020 17:59

Ka vazhduar sot xhiro e tretë e Superligës së Kosovës ku janë zhvilluar dy ndeshje. Derbi drenicas Feronikel-Drenica ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2, kurs Trepça 89 ka shënuar një fitore të ngushtë kundër Llapit me rezultat 1-0.

Dy ndeshje në Superligë kanë shënuar sot fillimin e xhiros së tretë në SuperLigë ku janë ndeshur Feronikeli-Drenica dhe Trepça ’89-Llapi.

Lexo Edhe:

Feronikeli-Drenica 2-2

Derbi i kësaj jave ishte pikërisht ai drenicas ku janë përballur Feronikeli-Drenica. Drenica e filloi më mirë këtë ndeshje ku Almedin Murati shënoi gol në minutën e 26-të. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e ngushtë të Drenicës. Në pjesën e dytë Feronikeli kthehehet në lojë përmes një goli te Albert Dabiqaj, i cili shënon pas kthimit të topit nga goditja e fuqishme e Mendurim Hotit. Feronikeli e ktheu ndeshjen ku shënoi gol në minutën e 72-të gol shënon Marko Milickovic i asistuar nga Greca. Megjithatë, Drenica nuk lejoi fitoren e skuadrës nga Drenasi duke barazuar rezultatin në minutën e 80. Përsëri shënoi Murati.

Trepça ’89-Llapi 1-0

KF Llapi ka vazhduar me rezultate negative në Superligë ku sonte është mposhtur nga Trepça 89-të. Kjo është humbja e dytë e Batatinës pasi humbi xhiron e kaluar nga SC Gjilani dhe edhe kjo humbje është me rezultat të njëjtë, 1-0. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Arb Manaj në minutën e 38-të. Llapi dominoi takimin në ndeshjen në vazhdim por nuk arriti që ta barazoi apo ta rikthej rezultatin.  /GazetaExpress/