Deputetja nacionaliste franceze zi e terr për Kosovën pas takimit Kurti-Makron - Gazeta Express
string(78) "deputetja-nacionaliste-franceze-zi-e-terr-per-kosoven-pas-takimit-kurti-makron"

Deputetja nacionaliste franceze zi e terr për Kosovën pas takimit Kurti-Makron

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 10:27

Deputetja e Parlamentit Evropian që vjen nga partia e ekstremit të djathtë në Francë ‘Fronti Nacional’ Dominique Bilde, ka kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron për pritjen që ja ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se Macron po ia hap derën Kosovës që sipas saj “është e rrënuar nga krimi dhe islam radikal”, raporton Gazeta Express.

Bilde ka shpërndarë një shkrim të gazetës franceze “Le Figaro” për takimin Kurti-Makron ku thuhet se presidenti Emmanuel Macron ia hap dyert Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Lexo Edhe:

“Nuk njihet nga pesë shtete anëtare, i rrënuar nga krimi dhe islami radikal, Kosova do të ishte gjithsesi e mirëpritur në BE.  Ne pyesnim veten se çfarë do të ketë pas Brexit-it. Tani kemi përgjigjen.”, ka shkruar ajo.

Deputetët francezë në Parlamentin Evropian që vijnë nga partia e ekstremit të djathtë njihen për qëndrimet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës. /GazetaExpress/