Deputetja e VV-së: I kemi plotësuar të gjitha kriteret për vizat, u stërzgjat puna e tyre - Gazeta Express
string(86) "deputetja-e-vvse-i-kemi-plotesuar-te-gjitha-kriteret-per-vizat-u-sterzgjat-puna-e-tyre"

Deputetja e VV-së: I kemi plotësuar të gjitha kriteret për vizat, u stërzgjat puna e tyre

Gazeta Express

26/05/2020 13:33

Të stërzgjatur e ka quajtur çështjen e lidhur me liberalizimin e vizave deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, teksa ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë dhënë vetëm premtime të kota.

Pacolli këtë deklaratë e ka bërë të martën, pas takimit të Komisionit për Integrim Evropian lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Lexo Edhe:

“Të gjitha kriteret janë plotësuar”, u ka thënë Pacolli gazetarëve, pas takimit.

Komisioni është mbledhur, po ashtu, për ta shqyrtuar raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19.