Deputetja e PDK’së thotë se nuk e nënshkruajnë mocionin e VV’së, kritikon Qeverinë Hoti - Gazeta Express
string(84) "deputetja-e-pdkse-thote-se-nuk-e-nenshkruajne-mocionin-e-vvse-kritikon-qeverine-hoti"

Gazeta Express

11/08/2020 21:48

Deputetja e PDK’së thotë se nuk e nënshkruajnë mocionin e VV’së, kritikon Qeverinë Hoti

Gazeta Express

11/08/2020 21:48

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se nuk do e votojnë mocionin e VV’së ndaj Qeverisë Hoti, derisa edhe ka bërë kritika ndaj po kësaj qeverie.

“Nuk e nënshkruajmë mocionin. Jemi në kohë shumë të rëndë me pandemi dhe cdo përpjekje mediale e VV’së është e kotë. Jemi opozitë dhe do e nënshkruajmë atë në një kohë më të mirë për vendin”, tha ajo në Kanal 10.

Lexo Edhe:

 “Me këto paqartësi, me këtë mungesë koordinimi mes partnerëve të koalicionit, me këtë mungesë koordinimi të opozitës, po shihet që ka shumë paqartësi. Ne nuk duhet të përballemi me një proces se cili partner është përjashtuar e cili po ia zë vendin tjetër. Kjo qeveri nuk ka unitet për formë të qartë në dialog. Po flasim për fazën finale të dialogut, ne kemi qenë shumë kritik për temat që janë hapë në takimin e fundit në Bruksel. Nëse kthehet tema të zhvendosurve serbë, është një temë që është trajtuar”, ka thënë ajo.