Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka liruar nga karantina disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se ligji duhet të respektohet nga të gjithë, derisa ka kërkuar nga Vitia që të përgjigjet për këtë rast.
“Ministri i shëndetësis paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte. Tash le të pergjigjet ministri pse ka ndodhë kjo!”, ka shkruar ajo./Express

Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...