Deputetja britanike: Nuk e duam krijimin e një enklave të re serbe në Kosovë - Gazeta Express
string(75) "deputetja-britanike-nuk-e-duam-krijimin-e-nje-enklave-te-re-serbe-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 10:31

Deputetja britanike: Nuk e duam krijimin e një enklave të re serbe në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 10:31

deputetja britanike Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin e Britanisë, ka ngritur shqetësim se me propozimin franko-gjerman, po rrezikohet edhe krijimi i një enklave të re të stilit të Republika Sërpskas në Kosovë.

Kearns ka pyetur gjatë seancës qeveritarët nëse e kanë kundërshtuar këtë ide të krijimit të një Republika Sërpska të re dhe nëse do të bllokohet Republika Sërpska që të manovrojë në bursën e Londrës, duke thënë se me këtë po i financon planet e ambiciet që ka për t’u shkëputur nga territori i Bosnjë-Hercegovinës.

Lexo Edhe:

Nga Qeveria e Britanisë ka marrë përgjigjen se autoritetet e Britanisë ndajnë këto shqetësime dhe se po punojnë ngushtë me partnerët për të përkrahur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ministri britanik për Evropën, Leo Docherty, tha se s’do të lejohet krijimi i një enklave njëetnike në Kosovë.

“E lehtësuar që Qeveria e ka konfirmuar se nuk do të përkrahë krijimin e një enklave të re serbe në Kosovë. Është kyçe të mos rrënjoset më tej etno-nacionalizimit në Ballkan”, ka shkruar Kearns.