Deputeti: Shqipëria po mbushet me varreza greke me eshtra qensh - Gazeta Express
string(62) "deputeti-shqiperia-po-mbushet-me-varreza-greke-me-eshtra-qensh"

Gazeta Express

04/06/2020 10:49

Deputeti: Shqipëria po mbushet me varreza greke me eshtra qensh

Gazeta Express

04/06/2020 10:49

Deputeti Kostaq Papa ka kërkuar në Kuvend më shumë vëmendje ndaj çështjes Çame, e cila sipas tij është lënë pas dore në Shqipëri, ndërkohë vendi po mbushet me varreza të ushtarëve grekë me eshtra qensh.

Sipas Kostës, ndërkohë që ndodh kjo, në Çamëri nuk ka asnjë varrezë të shqiptarëve autoktonë të pastruar nga ferrat dhe drizat.

Lexo Edhe:

Kam respektuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga ana juaj, por edhe kryeministri pranoi në seancën e kaluar një mungesë për fjalën e lirë. Jemi në seancën e parë të muajit qershor, qershori është i Çamërisë.

A ka menduar parlamenti shqiptar për të mbajtur një seancë për të çuar përpara çështjen çame dhe çështjen kombëtare në përgjithësi?

Në Shqipëri po mbushen varreza me eshtra qensh dhe nuk kemi një varrezë në Çamëri. Problemi i dytë është harruar interpelanca me ministrin e jashtëm. E treta duhet të rimarrim inisiativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor“, tha Kosta.