Deputeti që mban foton e Agim Ramadanit tek ulësja në Kuvend


Gazeta Express
15 Prill 2019 12:14

Para pak ditësh u shënua 20-vjetori i rënies heroike të Agim Ramadanit.

Por, për Daut Haradinajn vepra e ish-komandant Katanës është e gjallë dhe figura e tij është e pavdekshme.

Për këtë, deputeti i AAK-së e mban fotografinë e tij tek ulësja në Kuvendin e Kosovë. E kapur tek foltorja e Haradinajt, fotografia e Agim Ramadanit tërheq vëmendjen e radhës së deputetëve.

Të martën e kaluar Haradinaj ishte në Koshare për të kujtuar ish-mikun e luftës të cilin e quajti ferri dhe tmerri i ushtrisë serbe.

Te fundit


Kthehu lart