Deputeti Maliqi: Më ndaloi Garda se kishte informacion se do sulmoja Ramën! - Gazeta Express
string(73) "deputeti-maliqi-me-ndaloi-garda-se-kishte-informacion-se-do-sulmoja-ramen"

Deputeti Maliqi: Më ndaloi Garda se kishte informacion se do sulmoja Ramën!

Gazeta Express

03/06/2020 18:55

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi ka treguar një përplasje të para dy muajve mes tij dhe Gardës së Republikës.

Sipas Maliqit, Garda kishte marrë një informacion të gabuar se do të krijonte një incident me kryeministrin Rama.

Lexo Edhe:

Deputeti Maliqi nuk dha shumë detaje për këtë ngjarje, por u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të krijojë situata të tilla.

“Kam pasur një provokim nga Garda e Republikës para dy muaj, kishin marrë të dhëna që unë mund të krijoja një incident me kryeministrin, por ishte një shoë i tyre, gjë që nuk ishte farë në objektivat e mia. Më thirrën drejtuesit e Gardës, pata edhe bisedë telefonike me komandantin e Gardës, pasi kishin marrë informacione që unë mund të bëja incident me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ka nevoja për incident, incidentin me kryeministrin unë do ta bëj me vota dhe do ta lë PS në minorancë për herë të parë në qarkun e Beratit”, u shpreh Lefter Maliqi në Report tv.

Sa i takon të ardhmes së tij politike, Lefter Maliqi i shtriu dorën koalicionit PD-LSI. Ndonëse me rezerva për të dyja forcat politike, deputeti u shpreh se ose do t’i bashkohet koalicionit opozitar, ose më ai nuk do të merret me politikë.

“U bë një vit e ca që unë kam pasur kontakte me drejtues të forcave politike. Unë kam qenë tek LSI dhe PD në struktura. Kam thënë dhe e them sot janë tre forca politika PS, PD dhe LSI. Lefter Maliqin ose do ta shikosh te koalicioni PD-LSI ose nuk do ta shikosh farë të merret me fushatë elektorale, do shikoj dhe unë të ardhmen time duke qenë i zhgënjyer nga politika për shkak të sistemit. Mua më interesin që PD-LSI pavarësisht se kam pakënaqësitë e mia, që të kenë jnë marrëveshje stabël, sepse opozita e bashkuar i çon drejt fitores. Nëse ka përcarje mes pd dhe lsi është e vështirë fitorja nga koalicioni opozitar”, tha deputeti.

Maliqi foli me vlerësime maksimale për Sali Berishën, duke theksuar edhe rolin e tij të rëndësishëm në opozitën e bashkuar. Ndërsa u shpreh se nuk beson në një prishje të koalicionit mes PD dhe LSI.

“Unë kam pasur vlerësime maksimale për Sali Berishën, por pavarësisht se ka ikur nga drejtimi i PD luan një rol të rëndësishëm në opozitën e bashkuar. Nuk besoj në një prishje të koalicionit mes PD dhe LSI sepse ka një krizë mosbesimi midis LSI dhe PS që është shumë e madhe. Në 2017 për shkak se LSI ishte jashtë PD bëri të mundur fitoren e PS. Rama ishte sulmuesi kryesor i LSI në fushatë”, deklaroi Lefter Maliqi.