Deputeti i VV'së: Hoti s'mund të ketë sukses - e ka Hazirin e Osmanin kundër, dhe Mustafën që e dirigjon - Gazeta Express
string(98) "deputeti-i-vvse-hoti-smund-te-kete-sukses-e-ka-hazirin-e-osmanin-kunder-dhe-mustafen-qe-e-dirigjon"

Deputeti i VV’së: Hoti s’mund të ketë sukses – e ka Hazirin e Osmanin kundër, dhe Mustafën që e dirigjon

Gazeta Express

03/06/2020 20:19

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Hoti është jolegjitime ndërsa u shpreh se nuk do të shënojë asnjë sukses gjatë mandatit të saj.

Hyseni u shpreh se për këtë ndaj shefit të ri të Qeverisë, ndikojnë tre faktorë.

Lexo Edhe:

”Nuk mund të jetë Qeveri e suksesshme derisa ka tre faktorë që e determinojnë dhe e kanë lidhë Avdullah Hotin”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Ku mund të jete e suksesshme kjo Qeveri Hoti, kur njeri më i votuar në LDK, është kundër”.

”Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri me gjithë atë rolin e tij të çuditshëm herë mirë herë keq, megjithatë është kundër”.

”Avdullah Hoti e ka Lutfi Hazirin kundër, e ka Vjosa Osmanin kundër, e ka Isa Mustafën që e dirigjon e kontrollon”.

Ai përmendi edhe Presidentin Hashim Thaçi i cili tha se bëri të pamundurën që Avdullah Hoti të marrë timonin e drejtimit të Qeverisë.

”Avdullah Hoti e ka po ashtu Hashim Thaçin këndej që bëri çmos për ta bërë kryeministër, nën petkun e presidentit duke qenë të njëjtën kohë edhe kryetar i gjithë subjekteve në pozitë tash”.